
Trajneri i Bayern, Vincent Kompany bëri vlerësimin e tij para ndeshjes ndaj Royale Union SG në Champions.
“Isha ndoshta i pari që thashë në një konferencë për shtyp (si trajner i Anderlechtit midis viteve 2020-2022) se ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Thashë ‘ky nuk është një kundërshtar i lehtë, ata do të luajnë për tituj shumë shpejt’. Ajo që dua të them është se ata punojnë shumë fort.
Kanë lojtarë të talentuar dhe është një klub që e njeh rolin e tyre si autsajder prej vitesh dhe e përdor mirë këtë. Kam shumë respekt për ta. Ata janë surprizues, janë kompaktë dhe mund të kenë këto momente heroike. Asnjë klub nuk e ka bërë më mirë në Belgjikë në pesë vitet e fundit”, tha Kompany.
and then