
Gazetarja Fatjona Mejdini u shpreh se “28 janari” do të jetë me shumë kosto për kryeministrin Edi Rama.
Në emisionin “Kjo Javë”, ajo theksoi se një përplasje me SPAK dhe mbajtja e Ballukut do t’i kushtojë një kosto të madhe kryeministrit Rama dhe sipas saj kjo do të reflektohet edhe përpara partnerëve europianë.
“Gjykata Kushtetuese duhet t’i tregojë kryeministrit kufirin. Edhe sot seanca plenare ishte mundësi e mirë që të gjithë të dëgjonin dhe vendimi më pas është tjetër gjë. Elefanti në dhomë është data 28 janar, dhe ky është testi i Ramës. Rama e ka testin në datën 28 janar. Rama i ka sulmuar institucionet e reja të drejtësisë, por i ka pasur në formën e deklaratës. Tani me lejimin e imunitetin e zonjës Balluku këtu do ndahet dhe këtu do vendoset…Ky është një test shumë i madh për Ramën dhe ne nuk mund të parashikojmë se çfarë Rama do të bëjë. Unë mendoj që të dyja rrugët për Ramën janë me shumë kosto. Ai mendon ta mbajë zonjë Balluku, por në këto momente ka pikë me rëndësi integrimin…Një përplasje me SPAK dhe mbajtja e zonjës Balluku do i kushtojë një kosto të madhe edhe përpara partnerëve europianë”, tha ajo.
and then