“Asnjë material nuk kam marrë, lexuar apo shpërndarë”- Pjesë e dosjes për hakërimin e SPAK, Anton Martini mohon akuzat: Janë dashakeqe!

Kreu i Hetimit Tatimor, Anton Martini ka mohuar çdo përfshirje në çështjen e hakerimit të SPAK.

Në një reagim ai ka deklaruar se nuk ka marrë, lexuar apo shpërndarë asnjë material të paligjshëm.

I përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me grupin e komunikimit në WhatsApp, Martini i ka cilësuar akuzat ndaj tij si krejtësisht dashakeqe, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë rol në qarkullimin e materialeve të hakeruara, ku të pandehur janë Gëzim Ismaili, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Reagimi i plotë

Asnjë material nuk më ka ardhur. Asnjë material nuk kam lexuar, asnjë material nuk kam shpërndarë.

Janë krejtësisht dashakeqe.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×