Dzeko firmos me skuadrën e re, transferohet në Gjermani

Edin Dzeko është transferuar në Bundesligën e dytë gjermane. Sulmuesi ka nënshkruar me skuadrën e Schalkes. “Që nga momenti që pati interes, e pashë nga afër Schalken dhe pashë disa ndeshje. Diskutimet e mia me klubin, me trajnerin Miron Muslic dhe, sigurisht, me Nikola Katic ndër të tjerë, ishin shumë pozitive.

Është mbresëlënëse të shohësh se si është zhvilluar skuadra këtë sezon pas disa vitesh të vështira. Tani dua të jap gjithçka që të kemi sukses së bashku në gjysmën e dytë të sezonit. Mezi pres ndeshjen time të parë në shtëpi në një VELTINS-Arena që është gjithmonë i mbushur”- tha Dzeko. 39-vjeçari ka luajtur më parë me Romën, Interin, Fenerbahcen dhe Fiorentinën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×