
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali. Një makinë është përplasur me një kamion. Si pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçari shqiptar.
Autoritetet italiane kanë identifikuar 20-vjeçarin Klaudio Gjoka, i cili nuk i shpëtoi plagëve të marra.
Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo-Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë Stafarda.
Gjoka mësohet se po drejtonte makinën “Audi”. Edhe pse ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë nuk arriti të mbijetojë.
and then