
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, e konsideron situatën e krijuar sot në Kuvend, një marifet të Ramës për të treguar veten se është zgjedhur nga SHBA për paqen, kur në fakt, sipas tij, hija e korruptimit të McGonigal nuk zhduket.
Në një mesazh në facebook, Këlliçi shhkruan se Rama shpërdoroi sot një rast tjetër për t’u treguar shtetar sado me sforcim dhe shfaqi sërish veten me përmasat e vogla të një sundimtari lindor.
Mesazhi i plotë
Asnjë marifet nuk e shpeton dot palloshin e gjatë!
Edi Rama shpërdoroi sot një rast tjetër për t’u treguar shtetar sado me sforcim dhe shfaqi sërish veten me përmasat e vogla të një sundimtari lindor.
Duke e paraqitur veten gjasme si i zgjedhur për paqen, pas ftesës që Shqipëria ka marrë për të qenë pjesë e bordit për Gazën, Rama çalltisi në fakt si kreu i organizatës, si babloku, si palloshi.
Edhe sot në Kuvend nxiti luftë, ndasi, krijoi tension, përçarje, konflikt.
Ai ka iluzionin se mori green-card për aferat korruptive dhe lidhjet me krimin. Por, asnjë marifet nuk i fshin rekordet.
Bën si prestigjator, sikur nxjerr nga menga asin amerikan, por hija e korruptimit të McGonigal nuk zhduket. Sepse dosja është aty.
Favorizimi i kartelit Sinaloa, nuk shndërrohet dot në partneritet strategjik, sado ishuj të falesh.
Asnjëherë një kukull e Sorosit e konvertuar vonë, s’mund dhe s’do të marrë licencë nga administrata Trump për narkoshtetin, për të shtypur lirinë e shprehjes e për të persekutuar opozitën.
Janë thjesht gjestet e një të dëshpëruari që kerkon të fitojë kohë, falë rrethanave që për momentin mund t’i ketë disi në favor.
Për më tepër, sado kirurgji të bëjë, surrati i tij kriminal e korruptiv është i njohur këtu, nga shqiptarët.
Shoku i Belindës së Tunelit, kreu i organizatës, përgjegjësi për korrupsionin e varfërinë, nuk e shet dot veten në fundin e tij, për dikë që nuk është.
E shtuna do ta tregojë.
Bashkimi i madh i qytetarëve në Bulevard që duan drejtësi e qeverisje të mirë, me 24 janar do ta dëshmojë.
Shqiptarët s’kanë më kohë për ty, boll të kanë dhënë nga jeta dhe pasuria e tyre!
Boll më!
and then