“Hetimi mund të zgjasë deri në një mandat qeverisës”, Kuvendi: Masa e GJKKO, për pezullimin e Ballukut, e njëjtë me shkarkimin. Na bllokohet puna!

Drejtoresha juridike e Kuvendit, Mimoza Arbi, ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese argumentet e Kuvendit lidhur me çështjen e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilin e ka ankimuar Kryeministria.

Sipas Arbit, vendimi i GJKKO për pezullimin e Ballukut krijon një konfuzion juridik lidhur me statusin e akteve. Dekreti i presidentit për emërimin e ministrit është akt kushtetues që prodhon efekte juridike të plota, ndërsa vendimi i GJKKO është marrë në mungesë të një baze kushtetuese.

“Pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave ndalon pjesëmarrjen e tij në mbledhjet e qeverisë dhe krijon një gjendje të ngjashme me shkarkimin. Ky pezullim është pa afat, i lidhur me kohëzgjatjen e hetimit, dhe mund të ndikojë në mandatet qeverisëse. Duke pranuar që pezullimi mund të arrijë deri te shkarkimi, cenohen kompetencat e Kuvendit si organ ligjvënës,” theksoi Arbi.

Kuvendi kërkon nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit dhe të sigurojë respektimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. “Vendimi krijon një konfuzion juridik në lidhje me statusin e akteve. Dekreti i presidentit për emërimin e ministrit, janë akte kushtetuese që prodhojnë efekte juridike të plota. Në lidhje me vendimin e GJKKO u bë në mungesës së një baze kushtetuese. Kjo mungesë nuk është zbarazëti ligjore, por zgjidhje e qëllimshme bërë nga Kushtetuta. Pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave krijon bllokadë. Përmes pezullimit, ndalohet pjesëmarrja e ministrit në Këshillin e Ministrave. Kjo gjendje është i ngjashëm si shkarkim. Ky pezullim është pa afat, pasi është i kushtëzuar nga afati i hetimit. Ky mund të jetë i barabartë dhe me një mandat të qeverisë. Duke pranuar që pezullimi arrin deri te shkarkimi, Kuvendi pretendon se cënohet kompetencat e këtij institucioni. Ne mbështesim kërkesën e Kryeministrit drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe pranimin e kësaj kërkese.”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×