Qumështi formulë për foshnjat i “Nestle” me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bëri të ditur sot se ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit “NAN 1 OPTIPRO”, qumësht formulë për foshnjat, për shkak të pranisë së bakterit cereulide.

Sipas AKU-së, pas kryerjes së kontrolleve dhe procedurave të gjurmueshmërisë, është bllokuar e gjithë sasia e produktit që ndodhej në gjendje, si edhe ajo e kthyer nga tregu. Produkti do të asgjësohet ose do të rikthehet në vendin e origjinës.

AKU sqaron se njoftimi për tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnja “NAN 1 OPTIPRO” 800 gram është bërë nga subjekti importues në Shqipëri, pas komunikimit zyrtar nga kompania prodhuese “Nestlé”. Masa është marrë si veprim parandalues, pas konstatimit të pranisë së bakterit cereulide në produkt gjatë procesit të prodhimit në Holandë.

Po ashtu, autoriteti bën me dije se nga verifikimet në terren është konstatuar se supermarketet ku është tregtuar ky produkt kanë afishuar njoftimet për informimin e konsumatorëve, në përputhje me kërkesat ligjore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×