“Rama e quajti Trump ‘turp i njerëzimit’, ‘luajti’ me sigurinë e vendit”, Bardhi: Vjosa Osmani ju nxori gënjeshtarë! Edhe Kosova ka marrë ftesë për në “Bordin e Paqes”

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për mos koherencë, referuar faktit që sot presidenti i SHBA Donald Trump konsiderohet si një njeri që po përpiqet të bëjë paqen në botë, ndërkohë që Rama më parë e ka quajtur si “turpi i njerëzimit”.

Bardhi tha se kreu i grupit të PS Taulant Balla kishte dy ndjesa që duhet t’i kërkonte shqiptarëve përpara se të bënte propagandë, ndërsa ka evidentuar edhe shkeljet procedurale mes kërkesës së dorëzuar nga Këshilli i Ministrave dhe Grupi i PS lidhur me projektligjin për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Bardhi: Së pari besoj se shqiptarët e dëgjuan hartimin e kolegut, por nuk dëgjuan ku është nxitimi i Shqipërisë për të mbyllur këtë proces sot. Në 10 minuta nuk u shpjegua urgjenca e shqyrtimit të këtij projekt ligji.
Mendova se do të vinit këtu e do ta niste fjalën duke kërkuar ndjesë për faktin se Rama e ka konsideruar Trump si turpi i njerëzimit, i vetmi lider botëror që i është drejtuar presidentit të SHAB me këtë gjuhë.
Deklaratë që vë në rrezik sigurinë dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me Shtetet e Bashkuara.
Të kërkonte ndjesë kur tha herën e kaluar që Rama ishte i vetmi lider në Ballkan që ishte ftuar, dhe u detyrua presidentja e Kosovës ta nxirrte ashtu siç është, gënjeshtar.
Ndaj me dy ndjesa të munguara në këtë foltore nuk mund të vihet e të bëhet propagandë. Nuk mund të tallesh me SHBA dhe presidentin e saj.
Për t’u kthyer në kërkesën tuaj, e para është ajo e Këshillit të Ministrave që duhet me rregull të kishte ardhur para kërkesës së grupit të PS ku kërkohej procedurë e përshpejtuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×