“Rama ‘i ka hapur derën’ krimit”/ Mejdini: Nëse Balluku mendon se nuk ka faj, të shkojë të marrë pafajësinë në gjykatë!

Gazetarja Fatjona Mejdini deklaroi se kryeministri Edi Rama po tregohet arrogant me çështjen e Belinda Ballukut.

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, Mejdini nënvizoi se nëse zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mendon se është e pafajshme, atëherë ajo do të duhej të merrte pafajësinë në gjykatë.

“Pas 2015 krimi shqiptar ka shkuar në një nivel europian. Ajo që ka bërë Rama i ka hapur derën këtij fluksi financuar që ka ardhur në Shqipëri. Rama thotë se paraja nuk ka ngjyrë, kush e gjeneron le të vijë. Rama këtë ide ka. Kjo që po ndodh me Ballukun është arrogancë nga ana e kryeministrit. Balluku qëndron në detyrë pas akuzave të rënda që prokuroria ka ngritur. Nëse Balluku mendon se është e pafajshme le të shkojë të marrë pafajësinë në gjykatë, por deri atëherë nuk duhet të ishte në zyrë”, tha ajo.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×