“Rruga e duhur është ajo e qëndrestarëve”/ Lapaj thirrje nga Shkodra për bashkim në protestën e 31 janarit: Rrëzimi i qeverisë, proces!

Adriatik Lapaj ka nisur takimet me qytetarët në Shkodër, në kuadër të protestës së paralajmëruar që do të mbahet më 31 janar në orën 18:00 në kryeqytet.

Lapaj bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në protestë për të drejtat e tyre dhe t’i thonë ‘mjaft regjimit’. Ai theksoi se rruga e duhur është rruga e qëndrestarëve dhe se nuk lejuan që të përdoreshin nga Rama.

“Jemi brezi i fundit që luftojmë kështu, po plaken prindërit e mi dhe po shohim se si po na ikën jeta edhe ne. Njerëzit duhet ti thërrasin mendje, ose këtë vend kanë për ta gëzuar të tjetër. Do shtiesh njëherë në pushkë që të të vijë tjetri të ndihmojë. Po nuk shtive, nuk vij unë. Shumë thonë nuk e rrëzoni dot, por rrëzimi është proces. Por ne po ja rrëzojmë fasadën që askush nuk kishte guxuar ta bënte”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×