Rrugëtimi profesional i trajnerëve të portierëve, vijojnë aplikimet për kursin UEFA Goalkeeper B

Federata e Futbollit vijon angazhimin për rritjen e standardeve të edukimit teknik, duke organizuar edicionin e tretë të kursit UEFA Goalkeeper B, një program i specializuar që synon formimin dhe zhvillimin profesional të trajnerëve të portierëve.

Ky kurs përfaqëson një hallkë të rëndësishme në strukturën e edukimit të FSHF dhe fokusohet në përgatitjen e trajnerëve të aftë për të punuar në nivele gjithnjë e më të larta, duke forcuar një nga rolet kyçe në stafet teknike.

Programi do të zhvillohet nga marsi deri në shtator 2026 dhe do të kombinojë pjesën teorike në auditor me fazën praktike pranë klubeve, duke u mbyllur me provimin final. Kursi do të drejtohet nga Drejtoria e Edukimit në FSHF, në përputhje me standardet e UEFA-s.

Aplikimet për këtë edicion vijojnë të jenë të hapura dhe kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Të kenë mbushur moshën 20 vjeç

Të disponojnë certifikatë shëndetësore të 3 muajve të fundit

Të mos jenë të dënuar për vepra penale apo nga Komisioni i Disiplinës

Të zotërojnë licencë të vlefshme UEFA C prej të paktën gjashtë muajsh

Për shtetasit e huaj kërkohet njohja e gjuhës shqipe, e vërtetuar me certifikatë zyrtare

Afati i fundit për regjistrim është data 6 shkurt 2026. Për informacione të mëtejshme dhe për aplikim, të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën e emailit [email protected] .



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×