
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në Kushtetuese si politike.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Alibeaj tha se ndryshe nga çfarë mazhoranca miratoi në 2016, me reformën në drejtësi, sot në seancën për Ballukun, i gjithë pushteti politik u pozicionua në kurs përplasje me SPAK.
“E vetmja e re që pashë sot, në 3 palët e interesuara që u pozicionuan në anën e kryeministrit, kisha kuriozitet të shihja pozicionin e Presidencës.
Mbajti pozicion neutral. Kuvendi u poziconua qartësisht kundër SPAK dhe në krah të kryeministrit.
Përfaqësuesi i Kuvendit tha se për pezullimin nga detyra duhet kërkuar pëlqim nga Kuvendi, ndërkohë që në kushtetutën e 2012 thuhet se vetëm për këto gjëra kërkohet leje nga Kuvendi; arrest me burg, arrest në shtëpi, kontroll banese dhe kontroll personal”, tha Alibeaj.
Enkelejd Alibeaj: A ka të drejtë Prokuroria, SPAK, të hetojë cdo qytetar në kompetencën e vet, i papenguar nga pushteti dhe imuniteti, kjo është pyetja. Reforma në drejtësi e 2016, këtë synim kishte, të bënte të mundur të hetonte pa pengesë imunitarët.
Debati sot është a i hiqet apo jo imuniteti zonjës Balluku, që dmth a na hyn në punë më SPAK dhe GJKKO.
E vetmja e re që pashë sot, në 3 palët e interesuara që u pozicionuan në anën e kryeministrit, kisha kuriozitet të shihja pozicionin e Presidencës. Mbajti pozicion neutral. Kuvendi u poziConua qartësisht kundër SPAK dhe në krah të kryeministrit. Tha këtë gjë që dhe për pezullimin nga detyra duhet kërkuar pëlqim nga Kuvendi, ndërkohë që në kushtetutën e 2012 thuhet se vetëm për këto gjëra kërkohet leje nga Kuvendi; arrest me burg, arrest në shtëpi, kontroll banese dhe kontroll personal. I gjithë pushteti politik sot, mazhorancë-qeveri janë në kurs përplasje me SPAK.
and then