“Të mos bëjmë lojëra”, ish-prokurori: Nuk ka ndërhyrje në ekzekutiv, GJKKO e ka argumentuar se vazhdimi në detyrë e Ballukut cenon hetimin

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, avokat Eugen Beçi, i ftuar në “Kjo Javë” në News24, duke folur për seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, iu referua një pyetje të anëtarit të GJK mbi cenimin e hetimit penal nga zv/kryeministrja që vijon në detyrë.

Beçi tha se nuk duhet të bëhen lojëra pasi GJKKO në argumentimin e saj ndaj një zv/kryeministri që ai të mos vazhdojë detyrën sepse mund të cenojë hetimin.

“Në rast se unë në argumentimet si gjykatë, kam caktuar që ndaj një zv/kryeministri të mos vazhdojë detyrën pasi mund të përsërisë veprën penale, unë dyshoj se mund të përsërisë të njëjtën vepër penale, për të cilën unë kam vendosur masën e sigurisë”, tha Beçi.

Sa i takon çështjes së Ballukut nëse është kushtetuese apo penale, Beçi tha se kjo është kushtetuese.

“Sigurisht që është bërë kushtetuese, por problem është a do interpretojë GJK nëse kryeministri kishte kompetencë për të vënë në lëvizje gjykatën për një vendim personal. Dhe juristët këtu ndahen”, tha Beçi.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×