
Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e News24, deklaroi se zv/kryeministrja Belinda Balluku duke vijuar detyrën e saj, është rrezik potencial për të bërë presion pranë personave që kanë në dorë cështjen e saj.
Duke cituar SPAK, Llabani tha se ka prova se Balluku ka takuar familjarë të anëtarëve të Kushtetueses për ta favorizuar në vendimin ndaj saj.
“Anëtarët e GJK janë në hetim, nuk di të them që ka prishur provat, këtë e kanë nënkuptuar prokurorët e cështjes. I referohem fjalës së Dorina Bejkos që thotë se me ushtrimin e detyrës në funksionin që ka, Balluku vazhdon të jetë rrezik potencial për kryerje të veprave të tjera penale.
Sa i takon informacioneve se Belinda Balluku ka kapur anëtarët e GJK, ndërkohë që Kuvendi, gjykata merr kohë të vendosë, ky është një fakt që prokurorët e cështjes e kanë”, u shpreh gazetarja Anduena Llabani.
Anduena Llabani: ajo ca ndodhi, gjyqi në GJK dhe jo në Kuvend, unë shoh që edhe pse jam e bindur se Kushtetuesja e ka marrë vendimin ndaj Ballukut, sot që flasim prokuorët e SPAK kanë prova se Balluku ka takuar njerëz shumë pranë, ose familjarë të anëtarëve të GJK, për të ndërhyrë në vendimin pro saj.
Anëtarët e GJK janë në hetim, nuk di të them që ka prishur provat, këtë e kanë nënkuptuar prokurorët e cështjes. Fjala e Dorina Bejkos që thotë se me ushtrimin e detyrës në funksionin që ka, Balluku vazhdon të jetë rrezik potencial për kryerje të veprave të tjera penale.
Sa i takon informacioneve se Belinda Balluku ka kapur anëtarët e GJK, ndërkohë që merr kohë, Kuvendi, gjykata të vendosë, ky është një fakt që prokurorët e cështjes e kanë.
and then