(Emrat) Vrasja e Petrit Ndout, arrest në burg për tre të dyshuarit

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Petrit Ndout. Në qeli janë vendosur Andis Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula.

Gjatë seancës, të tre kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje. Dyshimet kryesore bien mbi 27-vjeçarin Andis Vokrri, i cili ka pranuar se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal me Ndoun, por ka mohuar të ketë përdorur çekic ndaj tij dhe pretendon se nuk ka pasur një të tillë me vete.

Prokuroria ka kërkuar vendosjen e arrestit në burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe analizimin e pamjeve filmike që lidhen me ngjarjen.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×