Imuniteti i Ballukut, seanca më 28 janar/ Boçi: Socialistët do tentojnë të shtyjnë mbledhjen, argumenti që do përdorin…

Në emisionin “Kjo Javë” në News24 Luçiano Boçi komentoi edhe çështjen e Belinda Ballukut, duke dhënë argumentin e tij se si e sheh vijimësinë e mbledhjes së Komisionit të Mandateve më 28 janar.

Boçi nënvizoi se sipas tij, do të tentohet që të shtyhet sa më shumë me argumentin e mosdaljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Si e parashikoni mbledhjen e Komisionit të mandateve për datën 28 janar? Do ta ketë imunitetin apo jo?

“Kjo mbledhje do të tentohet të shtyhet sa më shumë dhe argumenti që do të sjellin të majtët në tavolinë është mosdalja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese e kanë konsumuar njëherë. Ndoshta Gjykata Kushtetuese e çon në Venecia dhe i fut një zvarritje tjetër dhe në rastin më ekstrem votimi unë parashikoj që të majtët të votojnë kundër heqjes së imunitetit, por nuk do shkojnë këtu sepse diskretitohen dhe e dinë shumë mirë këtë gjë. Do presin 30 ditë do thonë dhe kështu do e mbyllin edhe mbledhjen e këshillit të mandateve”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×