Mungesa e Ramës në Davos/ “Justifikimet në Kuvend, qesharake!”, ish-ambasadori Nesho: Ishte i padëshiruar. Edhe në këmbë mund të kishte shkuar, por…

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka komentuar ‘Bordin e Paqes’, plan i iniciuar nga presidenti Donald Trump, që u miratua dje në Davos. Nesho tha për News24 se mungesa e kryeministrit Edi Rama në Davos tregoi se ai ishte i padëshiruar në atë eveniment. Mes të tjerash Nesho tha se justifikimet që dha zoti Rama dje në Kuvend, e bënë atë qesharake.

“Opozita kishte të drejtë, nuk mund të ratifikosh diçka kur autoritetet ekzekutive, siç ishte kryeministrit, nuk kanë nënshkruar kartën që përbën themelin që do të shqyrtonte Parlamenti. Ishte veprim i nxituar. Duket se qeveria dhe zoti Rama kishte një ngutësi për të treguar se ishte pjesë e bordit të Paqes, por në fakt aty mori pjesë presidentja e Kosovës, që përfaqësoi kombin tonë. Kryeministri mund të ketë marrë një ftesë, por tregoi se ishte i padëshirueshëm në evenimentin kryesor që do të bënte në themelimin e kësaj organizate. Kjo ishte arsyeja e atij nervozizmi nga Rama. Arsyetimi i Ramës ishte qesharak. Ai mund të bënte çdo gjë, mund të ikte dhe me këmbë dhe të merrte një fotografi, në kushtet e një krize, ku asnjë qeveri nuk mund të mbijetonte. Është kapur mat në veprimtari të përmasave të jashtëzakonshme. Është në një moment ku zv.kryeministrja po hetohet dhe zoti Rama se lëshon se kanë vepruar bashkë. Asnjë s’mund të krahasojë presidentin e SHBA-ve me persona privat të familjes së tij. Amerika nuk është Mbretëri. Biznesmenët kanë punët e tyre dhe marrin të ardhura nga veprimtaritë e tyre dhe këtu mbaron diskutimi.

Ai u ndal te takimi tripalësh SHBA-Ukrainë-Rusi, ndërsa tha se edhe Europa është e interesuar që të vendoset paqe mes Kievit dhe Moskës.

“Është një përpjekje për të qetësuar situatën mes Ukrainës dhe Rusisë. Kemi një BE të interesuar. Është krizë jetike për fatet e tij, ku dihet se Rusia nuk do të përfundojë aksionin e saj për rritjen e influencës. Ukraina është vetëm fillimi i këtij skenari. BE kërkon dhe është pjesë në këto bisedime dhe në atë presion që i bën SHBA për të marrë pjesë në një aksion të përbashkët për vendosjen e paqes. Çështja e integritetit territorial, është thënë dhe nga presidenti Trump pasi Ukraina nuk do të lejojë marrjen me forcë të territoreve të saj. Kjo çështje do të zgjidhet në kohë. Por a duhet për të arritur një kompromis që dy palët të bëjnë lëshime? Kjo është e vërtetë. Ukraina po fokusohet në armatimin që do t’i japë Europa. Kompromisi do të vijojë në atë që thatë ju, Rusia do të pranojë që Donbasi, që duan ta marrë, të jetë pjesë e Rusisë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×