“Një zyrtare e pandehur është intimiduar nga Balluku që të mos dëshmojë kundër saj”, Klodiana Lala zbulon detaje nga hetimi: Mënyrat për shkatërrimin e provave janë të shumta

Gazetarja Klodiana Lala, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku zbuloi detaje nga hetimi për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Lala tha se për shkak të vendimit të Kushtetueses për ta rikthyer në detyrë, SPAK ka konstatuar se Balluku është rrezik potencial për të prishur provat dhe intimiduar dëshmitarët dhe kjo ka ndodhur me një prej tyre.

“Sipas tyre ka të dhëna se Balluku ka tentuar të ndërhyjë dhe ta pengojë hetimin përmes intimidimit të dëshmitarëve.

Ka një zyrtare në detyrë e cila ka pretenduar dhe është e pandehur se është intimiduar që të mos rrëfehet kundër saj dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ministrisë së Energjisë”, tha Lala.

Klodiana Lala: seanca plenare publike në Kushtetuese që kishte në thelb kërkesën e kryeministrit për ta shpallur antikushtetues vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ishte një seancë që u ndoq me mjaft interes, për mënyrën se cfarë po ndodhte brenda dhe jashtë gjykatës. Hetimi për Ballukun u ushtrua nga Dritan Prenç, por para Këshillit të Mandateve, u formua një trupë hetimor me 3 prokurorë, Dorina Bejko dhe Klodian Braho, por të enjten mbërritën vetëm Dritan Prenci dhe Dorina Bejko.

Në 36 vite kemi për herë të parë një vendim të GJKKO të pezullimit të një funksionari të lartë.

GJKKO njoftoi Kushtetuesen përmes një shkrese duke shkruar se e ka dhënë verdiktin e saj pavarësisht se Kushtetuesja e ka rikthyer në detyrë.

GJKKO shkruan se ishin gjykata të tjera që gjykonin këtë vendim nëse ishte apo jo në përputhje me ligjin dhe ndërhyrjen e kryeministrit apo dhe GJK  eshihte si ndërhyrje në punën e gjyqësorit, pra në njëfarë mënyre GJKKO e refuzoi Kushtetuesen.

Çështja ka nevojë të diskutohet dhe se mungesa në kabinetin qeveritar nuk përbën asnjë problem, ajo mund të jepte dorëheqjen. Pretendimi i kryeministrit se me pezullimin e Ballukut mund të krijojë probleme në funksionimin e punës, nuk qëndron.

Prokurorët e SPAK thanë se fakti që Kushtetuesja mori një vendim të ndërmjetëm duke e rikthyer në detyrë, ka cenuar rëndë hetimin. Sipas tyre ka të dhëna se Balluku ka tentuar të ndërhyjë dhe ta pengojë hetimin përmes intimidimit të dëshmitarëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×