
Luçiano Boçi është shprehur se fragmentarizimi i opozitës ka qenë një nga format me të cilat kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, Boçi theksoi se qëllimi kryesor mbetet rrëzimi i Ramës dhe sipas tij për këtë fronti opozitar duhet të jetë i bashkuar. Në pikëpamjet e tij partitë e reja nuk duhet të krijojnë rivalitet por duhet të bashkohen në një front të përbashkët.
‘Fragmentarizimi i opozitës ka qenë një nga format me të cilat Rama ka sulmuar opozitën dhe është investuar. Por është një metodologji klasike politike dhe ndodh në këto vende që shkojnë drejt autoriteteve të pakontrolluara. Në rastin konkret nuk është e shëndetshme që partitë të vogla organizojnë protesta të vogla dhe mbesin brenda numrit të tyre pa dhënë mesazhet e forta. Mesazhi sado i mirë të jetë ka formën e shfaqjes dhe përcjelljes së tij. PD e di mirë këtë gjë dhe i ka dhënë shumë rëndësi aleancave dhe e ka ruajtur autoritetin e partive të vogla. Ne e kemi reflektuar atë formë që është kritikuar. Qëllimi kryesor është rrëzimi i Ramës dhe këtë duam e përdorim si motivazcion, bashkimin e frontit opozitar dhe si lajmmotiv për partitë e tjera që sot tentojnë të konkurrojnë apo të krijojmë rivalitet përballë një qëllimi që nuk kërkon rivalitet por një front të përbashkët.
Gjatë intervistës, Boçi u pyet edhe lidhur me takimet e Ervin Salianjit. Ai theksoi se pozicionin e tij e ka përcaktuar vetë Salianji, duke shtuar se ambicia asnjëherë nuk duhet të kalojë në ego.
Salianji, mik apo armik?
Luçiano Boçi: Unë jam brenda PD, unë do thoja që pozicionin se ku është Salianji e ka përcaktuar ai vetë. Dhe ka thënë jam pjesë e PD. Dhe mënyrën se si operon, artikulohet se i shërben PD sipas gjykimit të tij. Por unë mendoj që secili ka pasqyrën e vet dhe sheh pozicionin e vet dhe ka përgatitjen për të gjykuar se ku është dhe çfarë duhet të bëjë, por kalkulimet janë kalkulime. Nuk jemi individe qe kemi vetëm ambicie,por i shërbejmë një hapësire me njerëz dhe force më të madhe, por mendoj që ambicia të mos kalojë në ego dhe ka kaluar apo jo, këtë e di vetë Salianji. Komunikim miqësor kemi dhe normal kemi raste që përballemi dhe mund të takohemi, por gjatë kësaj kohe distancat kane qenë të argëta”, tha ai.
and then