VIDEO/ Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në hyrje të Beratit, në vendin e quajtur “Rruga e Re”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë çifti i bashkëshortëve. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, për të marrë mjekim shëndetësor.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×