Zbardhen dy vjedhje Kukës dhe Lezhë/ Shpallen në kërkim dy të rinjtë, kërcënuan punonjësit me pistoletë lodër

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Policinë e Kukësit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”, duke zbardhur dy raste vjedhjeje të ndodhura në karburante në territorin e Kukësit dhe Lezhës.

Si rezultat i hetimeve intensive, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vjedhjeve, konkretisht E. N., alias E. Ll., 30 vjeç, dhe A. L., 23 vjeç, të dy banues në Mamurras. Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë vjedhur shuma parash, përkatësisht xhiron ditore, si edhe një sasi nafte, duke kërcënuar punonjësit e karburanteve me një pistoletë lodër.

Ngjarjet kanë ndodhur rreth orës 21:15 të datës 21 janar 2026 dhe rreth orës 00:30 të datës 22 janar 2026, në autostradën “Milot–Morinë” dhe në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. L., shërbimet e Policisë kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një pistoletë lodër, e cila dyshohet se është përdorur për kanosjen e punonjësve gjatë vjedhjeve.

Policia po vijon punën intensive për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×