ZYRTARE/ Befason Anis Mehmeti, prezantohet tek ekipi i ri: Jam i uritur…

Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Anis Mehmeti është një futbollist i ri i Ipswich Town. Me anë të një njoftimi për mediat, klubi i Ipswich zbuloi edhe detajet e kontratës me sulmuesi kuqezi. Mehmeti ka firmosur një kontratë deri në vitin 2029. Sulmuesi shqiptar do të mbajë të veshur fanellën me numrin 33.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Mehmeti u shfaq i lumtur për këtë transferim:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Jam shumë i emocionuar që kam nënshkruar me Ipswich. Çdo gjë që klubi po përpiqet të arrijë përputhet me ambiciet e mia dhe kjo flet vetë. Tifozët janë të mrekullueshëm dhe mezi pres të luaj para tyre. Jam një lojtar i uritur me dëshirë për të fituar dhe dua të shënoj gola, të asistoj dhe të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar ekipin. Të gjithë e dinë se ambicia është të ngjitemi përsëri në Premier League dhe unë jam këtu për të na ndihmuar ta arrijmë këtë, u shpreh ndër të tjera Anis Mehmeti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×