
90-vjetori i regjisorit të njohur të filmit shqiptar, Dhimiter Anagnosti është shënuar me një ceremoni në Universitetin e Arteve. Një kolazh i filmave të tij që i dhanë frymë kinemasë shqiptare, çeli siparin derisa në skenë aktorë që kanë punuar me të lexuan vargjet që ka shkruar.
Regjisorja Driada Dervishi, që është marrë me kurimin e mbrëmjes tha se synimi ka qenë nxjerrja në pah e veçorive të tij.
E bija, Era, u ngjit për herë të parë në skenë për të nderuar atin duke vënë në dukje pasurinë e mendimeve të tij që e bëjnë të lehtë t’i japësh zë.
Në mesazhin e saj në ditëlindjen e tij të parë pa të, e shoqja, bashkëshortja Roza Anagnosti, përcolli jo vetëm fjalë zemre por edhe emocione e krenari duke zbuluar edhe amanetin që la pas në një shënim.
Anganosti u nda nga jeta vjet duke lënë pas një krijimtari të jashtëzakonshme që e bën atë një prej regjisorëve më të mirë shqiptar që ka lënë gjurmë në kinemanë tonë duke arritur të bëjë art në kohë të vështira kur mbi regjisorin ishte shteti komunist.
and then