Berisha thirrje për protestë: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës, 17:00 është ora e opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës që do të zhvillohet sot në orën 17:00 përballë Kryeministrisë.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi protestën si një moment të rëndësishëm për opozitën, duke ftuar qytetarët nga e gjithë Shqipëria që të bashkohen në Tiranë. “Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës. Ora 17:00 është ora e opozitës,” shkruan Berisha.

Protesta pritet të zhvillohet në një klimë tensioni politik, ndërsa policia ka paralajmëruar masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×