Opozita sot në Bulevard, Noka paralajmëron valë protestash dhe zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që vjedh shqiptarët!

Pak orë para protestës së opozitës, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, deklaroi se opozita ndodhet në një “betejë kundër Narkoregjimit”.

Sipas Nokës, qytetarët shqiptarë janë të detyruar të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ai theksoi se protesta e sotme është një shprehje e revoltës kundër asaj që opozita e quan “Narkoregjim” dhe do të vazhdojë deri në çmontimin e tij. Në një prononcim për gazetarin e News24 Osman Stafa, Noka paralajmëroi se do të ketë sërish të tjera protesta, deri në rrëzimin e qeverisë.

Protesta është planifikuar të zhvillohet në orët e pasdites në kryeqytet, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe strukturave të opozitës.

“Opozita është në betejë. Jemi në një betejë të bazuar kundër Narkoregjimit. Shqiptarët janë në një betejë për t’u çliruar nga kthetrat e korrupsionit, që i vjedhin kartelet e krimit të organizuar. Opozita nuk mund të rrijë duarkryq. Kemi bërë thirrje që të ngrihemi, sepse nuk ka rrugë tjetër. Të ngrihemi, të luftojmë dhe të përballemi për të drejtat tona. Nuk mund të pranojmë këtë narkoshtet, si i vetmi në Europë. Protesta është një shprehje e revoltës ndaj Narkoregjimit dhe do të vazhdojë deri në çmontimin e tij.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×