Pak orë nga protesta/ “I zhytyr në afera, Rama thotë jam mbi ligjin”, Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen sot protestës kombëtare të organizuar nga opozita, në orën 17:00, përballë Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se kryeministri Edi Rama po bllokon drejtësinë dhe vepron mbi ligjin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të kërkuar zgjidhje dhe ndalimin e, siç e quan ai, sundimit dhe shtypjes.

“Edi Rama po bllokon drejtësinë dhe thotë se ai është mbi ligjin. Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit dhe shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh,” shkruan Këlliçi. Protesta është parashikuar për të pasditen e sotme dhe autoritetet e rendit kanë njoftuar se do të jenë të pranishëm për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.

Postimi i plotë:

Edi Rama i quan normale aferat, lidhjet e tij me krimin dhe thotë se NUK mund të hetohet.

Edi Rama është krenar që pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike.

Edi Rama po bllokon drejtësinë, dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim?

Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.

Bashkohemi në një protestë historike në oren 17:00, para Kryeministrisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×