“Policia hodhi gaz lotsjellës të skaduar drejt protestuesve”, Ina Zhupa: E papranueshme dhe shkelje e hapur e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës, duke dënuar ashpër dhunën policore ndaj protestuesve dhe përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar.

Reagimi i plotë

Dhuna policore ndaj protestuesve dhe përdorimi j gazit lotsjellës të skaduar, është e papranueshme, e shkelje e hapur e ligjit dhe rrezik serioz për shëndetin publik.

Gaz lotsjellës i skaduar që u hodh sot në protestë  të shkaktojë probleme të rënda me frymëmarrjen, djegie kimike, dëmtime të syve dhe pasoja afatgjata shëndetësore, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Këto nuk janë “efekte anësore”, por pasoja të rënda të një veprimi të ndaluar nga ligji.

Ligji kërkon proporcionalitet, siguri dhe respekt për jetën dhe dinjitetin e qytetarëve.

Asnjë uniformë i narkopolicisë, narkogardës nuk e justifikon abuzimin me detyrën, asnjë urdhër i narkoqeverisë nuk e justifikon rrezikimin e shëndetit të njerëzve.

Protesta është e drejtë qytetare.

Dhuna policore dhe kimikatet e skaduara janë abuzim me pushtetin dhe rrezik për jetën e qytetarëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×