
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje sot për një protestë kombëtare në bulevardin para Kryeministrisë, duke e quajtur 24 janarin një “moment historik” dhe “ditë të revoltës dhe zemërimit”.
Blushi u shpreh se protesta synon të kundërshtojë atë që ai e quan “Narkoregjimi”, një grup kriminal që, sipas tij, ka marrë peng shtetin dhe institucionet. Ai bëri thirrje që qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë t’i bashkohen në shesh ora 17:00 për të treguar pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar llogaridhënie.
“Qytetarët e lodhur nga varfëria dhe korrupsioni do të dëgjohen sot fort,” tha Blushi, duke shtuar se protesta është një moment për të mbrojtur lirive qytetare dhe shtetin ligjor.
REAGIMI
Sot është dita e revoltës, e zemërimit, e guximit, e llogaridhënies dhe e triumfit të lirisë ndaj Narkoregjimit.
Sot të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në bulevardin para Kryeministrisë sepse durimit të tyre i ka ardhur fundi.
24 Janari nuk është thjesht një datë në kalendar. Është një moment historik. Është pika e kthesës në përpjekjen e përbashkët popullore për të përmbysur Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin, institucionet dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot, më shumë se kurrë, do të dëgjohet fort zëri i shqiptarëve të lodhur nga varfëria, të zemëruar nga hajdutëria skizofrenike, arroganca, mashtrimi dhe dhuna e pafre e një narkopushteti kriminal, që nuk njeh as ligj dhe as Kushtetutë por që drejton vendin me kode mafioze.
Qytetarët e lirë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, do të bashkohen sot në bulevardin para Kryeministrisë, për t’i treguar Edi Ramës, se Narkoregjimi i tij është i mbaruar.
Se taksat e popullit më të varfër të Europës, me pagat e pensionet më mizerabël, nuk e meriton të jetë i marrë peng nga një kryebandit që i vjedh nga mëngjesi në darkë dhe që me drejtësinë e kapur i ka siguruar vetes pandëshkueshmëri dhe imunitet absolut.
Sot është dita për t’i treguar këtij armiku të egër të lirive të shqiptarëve, shtetit ligjor, të demokracisë dhe pluralizmit, që e shpopulloi Shqipërinë për ta zhvatur dhe e shndërroi në gulak me të burgosur politikë, se nuk mund të qëndrojë më asnjë minutë më shumë në pushtetin e siguruar nga zgjedhjet e vjedhura.
Sot shqiptarët do të bashkohen në shesh sepse nuk mund të durojnë më që taksat dhe pronat e tyre të grabiten nga një çetë kusarësh, që i ka lënë pa bukë e pa ujë të pijshëm, që i djeg në verë dhe i përmbyt në dimër, që tapitë e pronave, kadastrën, sigurinë kombëtare, policinë dhe çdo zyrë shteti ia ka dhënë në dorë mafias dhe karteleve të drogës.
Kjo bandë duhet shkërmoqur nën këmbët e sovranit!
U bëjmë thirrje të rinjve dhe çdo shqiptari t’i bashkohet sot uraganit të lirisë dhe dënimit shembullor që populli i ka rezervuar Edi Ramës.
Sot, ora 17:00, të gjithë në Tiranë, para Kryeministrisë, në protestë kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin.
and then