
Një orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, në selinë e PD janë mbledhur dhjetëra militantë, ndërsa policia e Shtetit është mobilizuar me forca të shumta efektivësh, rreth 1350 policë, në sheshin para godinës së qeverisë.
Sic raportoi për , gazetari i News24 Osman Stafa, tha se masa të shtuara sigurie vërehen para Kryeministrisë e cila duket se është “blinduar” për protestën e sotme.
“Policia ka marrë masa nëse protestuesit do të hedhin molotovë, duke “blinduar” derën e Kryeministrisë. Në tarracën e Kryeminstrisë, janë vendosur snajper”, tha gazetari Osman Stafa.
Nga ana e opozitës, ka nisur përgatitja për protestën, ku në sheshin para Kryeministrisë është vendosur podiumi ku do të mbahen fjalime.
Protesta e sotme është konsideruar mjaft e rëndësishme nga ana e opozitës, e cila me organizimin e sotëm, hap stinën e protestave deri në rrëzimin sipas tyre të qeverisë dhe largimin e Ramës nga pushteti.
and then