
Rreth 11 protestues janë shoqëruar nga policia, gjatë protestës së sotme të opozitës e cila zgjati përreth 3 orë.
Sipas informacioneve që përcjellin gazetarët tanë në terren, policia ka tentuar të shoqërojë disa persona pranë selisë së Partisë Demokratike, por kanë ndërhyrë deputetët e PD.
Përpjekjet e forcave të rendit shkaktuan tension dhe ndërhyrje nga deputetë demokratë, të cilët bllokuan veprimet e policisë dhe kërkuan lirimin e qytetarëve.
Në video shihen deputetët, Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Klevis Balliu, Saimir Korreshi, të cilët largojnë efektivët e policisë.
and then