
Një moment i veçantë në protestë ishte dhe ai i një qytetari që shkëputet nga turma e protestuesve dhe me çadër në dorë ndjek një nga efektivët e policisë, që ndodhej para Kuvendit.
Sic shihet nga pamjet, qytetari ndjek disa metra policin, por një polic tjetër e ndalon duke tentuar ta godasë.
Pas hedhjes së molotovëve në sheshin para Kryeministrisë, qytetarët janë zhvendosur para Kuvendit ku dhe atje forcat e policisë kanë ngritur një tjetër kordon.
Autobotë me ujë të shoqëruar nga forcat e policisë janë drejtuar drejt Kuvendit për të shpërndarë protetuesit.
and then