
Mbeten vetëm pak minuta nga nisja e protestës kombëtare të PD.
Është vendosur tashmë kordoni policor para Kryeministrisë, të organizuar në vetëm një rresht me efektivë.
Për protestën e sotme janë të mobilizuar 1350 efektivë.
Opozita proteston duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Më parë kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar këtë protestë si “ditën e gjyqit qytetar” ndaj qeverisë së korruptuar dhe të lidhur me botën e krimit. “Sot është dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Sot është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, deklaroi Berisha në mesazhin e tij për qytetarët.
and then