
Manchester City u rikthye te fitorja në Premier League, duke mundur 2–0 Wolverhamptonin në “Etihad Stadium”. Skuadra e Guardiolës e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 6-të me Marmoush, i cili shfrytëzoi një krosim të Matheus Nunes. Egjiptiani ishte pranë dopietës në pjesën e parë, por goditi shtyllën, ndërsa në shtesë të fraksionit të parë Semenyo realizoi golin e dytë, të parin për të në Premier League me fanellën e Cityt. Fitorja i çon “Citizens” në kuotën e 46 pikëve, ndërsa Wolverhamptoni mbetet i fundit me 8 pikë.
Surprizë në “Vitality Stadium”, ku Bournemouth mposhti Liverpoolin 3–2 në minutën e 95-të. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me Evanilson dhe Alex Jimenez, ndërsa Van Dijk ngushtoi shifrat para pushimit. Szoboszlai barazoi në minutën e 80-të, por në sekondat e fundit Adli i dha fitoren Bournemouthit. “Cherries” ngjiten në 30 pikë, ndërsa Liverpool mbetet në 36 dhe rrezikon të humbasë pozicione në zonën Champions. Skuadra e Arsne Slot vijon të tregojë mungesë vazhdimësie këtë sezon.
Barazim edhe për Tottenhamin, që ndalet 2–2 në transfertë ndaj Burnleyt. Armando Broja u aktivizua për 69 minuta për vendasit në këtë përballje, por nuk la dot gjurmë. Van de Ven kaloi Spurs në avantazh, por vendasit përmbysën rezultatin me Tuanzebe dhe Foster. Romero barazoi në minutën e 90-të, duke shpëtuar një pikë për londinezët. Tottenham shkon në 28 pikë, ndërsa Burnley mbetet i parafundit me 15.
and then