
Xherdan Shaqiri fantastik. Lojtari me origjinë shqiptare ka realizuar 3 gola, në fitoren 3-4 të Basel ndaj Zurich. Fillimisht, ai përktheu në gol, një asist të Oteles, në të 11-tën. Në fundin e pjesës së parë, Shaqiri kompletoi dopietën. Në fundin e takimit, 34-vjeçari realizoi golin e 3-të.
Nuk mund të mungonte një vlerësim për paraqitjen e tij. Përformanca u vlerësua me notën maksimale 10.00. Në 21 ndeshje, futbollisti numëron 9 gola dhe 10 asiste.
and then