
Një 45-vjeçar është arrestuar pas një vjedhjeje automjeti gjatë natës në Vlorë. Sipas njoftimeve zyrtare, personi i arrestuar është identifikuar si S. K., banues në Vlorë, ndërsa automjeti i vjedhur është sekuestruar.
Ngjarja ndodhi pasi një shtetase kallëzoi në polici se gjatë natës i ishte vjedhur automjeti. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën për identifikimin e autorit.
Sakaq, materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”
Vodhi një automjet gjatë natës; falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.
Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.
and then