
Këtë të hënë para Bashkisë së Durrësi disa përfaqësues të bizneseve kanë zhvilluar protestë. Ata kanë ngritur shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë nga bashkia e Durrësit. Pas tërmetit, pallati ku ushtronin aktivitetin, qytetari ka thënë se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje dhe se gjithë këtë koha ka në vijuar aktivitetet në ambiente me qera.
Gjithashtu shtoi se janë lënë në mes të rrugës edhe 6 vite pas tërmetit.
“Ky pallat është i ndërtuar rreth viti 2001-2002. Kemi ndjekur të gjitha rregullat ligjore. Kemi qenë biznese të pajisura me licensë, pasi ndodhi tërmeti u shkatërrua çdo gjë. Kemi ardhur sërish në bashki, kemi kërkuar mos merrnin bonus qeraje dhe nuk na është dhënë. Nga komuna dhe bashkia na është thënë dorëzoni dokumentet, se në momentet që do rindërtohet objekti do merrni sërish ato që kemi pasur. Kemi qenë në ambiente me qera, kemi rezistuar deri tani. Tani në Bashki nuk na jepet asnjë informacion, jemi 5 biznese që kemi ngelur rrugëve”, tha ai.
Një tjetër pronar biznesi theksoi se dyshojnë se pronat e tyre, duan ti bëjnë zyra për komunën, dhe kjo ka bërë që të protestojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
and then