
Qeveria gjermane nuk do të përfshihet në një debat rreth një bojkoti të mundshëm të Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Kjo është ajo që ka deklaruar së fundmi, Ministrja e Shtetit për Sportin, Christiane Schenderlein.
“Vendimet për pjesëmarrjen ose bojkotimin e ngjarjeve të mëdha sportive janë përgjegjësi e organizatave sportive, jo e politikanëve”, tha Schenderlein në një deklaratë qeveritare të hënën.
Ëatzke, Presidenti i Ligës Gjermane të Futbollit, tha se nuk ishte në dijeni se kjo ishte një çështje e madhe dhe zërat ishin thjeshtë të izoluar. Në të njëjtën linjë mendimi është drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen.
Kujtojmë që ideja e një bojkoti të mundshëm u lidh fillimisht me tensionet politike të krijuara pas deklaratave dhe planeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e kontrollit mbi Groenlandën, territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës.
and then