
Ardian Ismajli u dëmtua në ndeshjen që Torino luajti ndaj Comos, duke shqetësuar të gjithë. Klubi torinez ka përditësuar së fundmi situatën e mbrojtësit kuqezi, teksa bëhet fjalë një dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë.
“Prognoza do të përcaktohet sipas evoluimit klinik të këtij dëmtimi”- shkruan klubi. Sipas asaj që shkruajnë mediat, me këtë lloj dëmtimi parashikohet që Ismajli të qëndrojë jashtë fushave për një muaj. Kjo do të thotë se Ismajli nuk do të jetë në gjendje optimale për kombëtaren në mars.
and then