
“Le Iene” ka publikuar pamjet nga hetimi në lidhje me çmontimin e grupit të Call Center-ave në Tiranë, ku u arrestuan tetë persona.
Pas operacionit që rezultoi i dekonspiruar, pasi në momentin që agjentët e BKH shkuan në zyra, ato ishin tashmë të boshatisura, agjentët ndoqën personat e përfshirë dhe zbuluar bazën e re nga ku do të vijonte operacioni për mashtrimin e europianëve.
Nga hetimet doli që në zyrat e reja ishin tashmë gati për “aksion” 500 kompjutera nga ku do të vijonte operacioni për të përfituar dhjeta milionë euro në muaj.
Në zyrat e reja u gjetën gjithashtu edhe qindra hard disc të jashtme, USB dhe materiale të ngjashme ku mendohet se janë veç të tjerash edhe kodet për të hyrë në portofolet digjitale ku fshihen paratë e vjedhura.
MASAT E DHENA NGA GJKKO
Remir Gjoligaj- arrest me burg
Endri Gjata- arrest me burg
David Qerimi- arrest me burg
Elis Merkaj- arreat me burg
Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditw
Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditw
Hysen Xhepexhiu- arrest me burg
Klaudio Kaçupi – arrest me burg
and then