“Hedhja e gazit lotsjellës mobilizoi më tej protestuesit”, Alfred Lela: Protesta e radhës do të jetë shumë shpejt, 24 janari ishte vetëm fillimi

Kreu i Zyrës së Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, komentoi në News24 për protestën e fundit të organizuar nga PD më 24 janar, duke theksuar se përdorimi i gazit lotsjellës nga forcat e rendit kishte efekt të kundërt.

“Kam përshtypjen se hedhja e gazit lotsjellës ndaj protestuesve i mobilizoi ata për një rezistencë më të madhe, madje edhe për protestën e radhës e cila nuk do vonojë. Gazi u nxor për të çmobilizuar protestuesit, por efekti ishte i kundërt, duke i mobilizuar më tej,” deklaroi Lela.

Ai shtoi se ndërkombëtarët nuk mund të ndërhyjnë për të rrëzuar qeverinë, duke cituar Sali Berishën: “Nuk pritet rrëzimi i qeverisë as nga drejtësia, as nga ndërhyrjet e huaja. Do jetë revolta popullore që do e rrëzojë këtë qeveri.”

Lela theksoi se Partia Demokratike po përshkallëzon sistemin dhe intensitetin e protestave, duke paralajmëruar një seri tubimesh gjatë vitit deri në ndryshimin e qeverisë: “Ajo që pamë më 24 janar është vetëm fillimi i protestave me frekuencë dhe intensitet të lartë këtë vit, deri në ditën kur qeveria Rama të bëhet një qeveri kujdestare që do garantojë zgjedhjet e lira.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×