Javë vendimtare, Interi kryesues në Serie A tenton misionin e vështirë ndaj Dortmund

Interi shfrytëzon momentin pozitiv në kampionat dhe nis javën vendimtare të sezonit mes qetësisë dhe ambicies. Pas fitores ndaj Pisës, skuadra e Cristian Chivut ka patur dy ditë pushim për të rikarikuar energjitë, përpara sfidës së Champions League kundër Borussia Dortmund.

Zikaltrit kryesojnë renditjen me një mini-arratisje të rëndësishme: +5 pikë ndaj Milanit dhe +9 ndaj Romës dhe Napolit, kampionë në fuqi. Që nga humbja në Napoli më 25 tetor, Interi ka regjistruar 12 fitore, një humbje dhe një barazim, duke ndërtuar një avantazh të ndjeshëm ndaj rivalëve direktë. Në javën e 22-të të kampionatit, vetëm Interi i Simone Inzaghit i sezonit të “yllit të dytë” kishte grumbulluar më shumë pikë.

Në kampionat, Interin e presin transfertat ndaj Cremoneses dhe Sassuolos, të shoqëruara nga çerekfinalja e Kupës së Italisë kundër Torinos, me synimin për t’u paraqitur në supersfidën ndaj Juventusit me maksimumin e pikëve.

Në Evropë, situata është më e ndërlikuar. Tri humbjet radhazi në Champions League kanë vënë në rrezik kualifikimin direkt për në 1/8-at. Aktualisht në vendin e 14-të, Interi ka nevojë për një rezultat pozitiv në Dortmund për të siguruar të paktën play-off-in me ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Ndaj Dortmund, pritet që në formacionin titullar të rikthehet  Akanjit në mbrojtje, Mkhitaryan është në balotazh në mesfushë, ndërsa në sulm konfirmohet dyshja Thu-La, me Pio Espositon në stol që do të jetë gati të përfitojë nga çdo mundësi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×