Rama në Izrael/ Tritan Shehu: Pse nuk e përmendi Planin e Paqes? Në Tiranë po tentohet personalizimi i vizitës

Deputeti i PD, Tritan Shehu, përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, shkruan se Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në Izrael nuk foli asnjë fjalë për planin e Paqes në Gaza të hartuar nga SHBA dhe presidenti Trump.
Shehu thotë se Rama dukej sikur po paraqiste një “tezë” a kërkesë personale, jashtë dhe mbi Planin Trump!
“Rama në fakt as e ka përmendur, sikur të mos egzistone ai plan. Jo se kjo ja ul vlerën atij Plani unik Paqeje të Presidentit Trump. Por ngel një çështje, që Rama duhet të japë shpjegime. Ku qëndron arsyeja? Shumë e fortë duhet të jetë. Ndërsa në lidhje me protokollin e pritjes së tij në Izrael, ai nuk mund të personalizohet, siç në Tiranë po tentohet të bëhet”, shkruan Shehu.

Mesazhi i plotë

Rama edhe sot ne Izrael nuk tha asnje fjale per Planin e Paqes Trump!! Edhe kur foli aty per “paqen e bashkejetesen midis palestinezeve e izraeliteve”, asnje prononcim per ate plan mbi te cilin eshte mbeshtetur shpresa e paqes dhe e bashkejeteses ne ate Rajon. Sikur po paraqiste nje “teze” a kerkese personale, jashte dhe mbi Planin Trump! Vetem mungese realizmi te jete ky?! Deri me sot Rama asnjehere nuk e ka pershendetur kete plan thelbesor per paqe e stabilitet, shume me teper se per konfliktin ne Gaza ai. Ashtu si kane vepruar te gjithe liderat e qeverive a shteteve demokratike. Rama ne fakt as e ka permendur, sikur te mos egzistone ai Plan. Jo se kjo ja ul vleren atij Plani unik Paqeje te Presidentit Trump. Por ngel nje ceshtje, qe Rama duhet te jape shpjegime. Ku qendron aresyeja? Shume e forte duhet te jete. Ndersa ne lidhje me protokollin e pritjes se tij ne Izrael, ai nuk mund te personalizohet, sic ne Tirane po tentohet te behet. I takon shqiptareve, asaj qe ata me heroizem bene dikur gjate pushtimit nazist. Miqesise se ngushte e respektit te thelle, qe shqiptaret kane per Izraelin, ate vend mik demokratik, barriere ndaj terrorizmit. Per popullin izraelit, per ata njerez qe per dhjetra vjecare jetuan ketu ne Shqiperi me neve, ne miqesi e lidhje te pa harueshme. Per ate popull qe ne ngjashmeri me shqiptaret i rrezistuan “dallgeve” te shekujve, shtypjeve, pushtimeve te gjata e tentativave per t’i zhdukur ne identitet, kulture, tradita… Per t’i tjetersuar, ashtu si tentuan te bejne me shqiptaret per qindra vite. Por qe ne te dy rastet deshtuan, sepse u qendrua fort e me dinjtet, pavaresisht represionit e terrorit. Duke bashkuar ngushtesisht keshtu njerezit e vendet tona. Kjo nuk mund te personalizohet e as privatizohet nga Rama, a kushdo tjeter.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×