
Basel zyrtarizon trajnerin e ri. Disa orë pasi larguan Ludovic Magnin, kampionët e Zvicrës prezantuan Stephan Lichtsteiner si pasardhësin e tij.
42-vjeçari Lichtsteiner nënshkroi një kontratë, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Ish-lojtari i kombëtares zvicerane (Legjendë) ka punuar me akademinë e Basel midis shkurtit 2022 dhe verës 2024. Kohët e fundit, ai stërviti ekipin e divizionit të parë FC Ëettsëil-Bonstetten.
“Ne e njohim Stephanin që nga puna e tij me të rinjtë dhe kemi punuar direkt me të për më shumë se dy vjet. Ai sjell një kuptim të thellë taktikor dhe di si të motivojë skuadrat e tij për të performuar si një kolektiv. Edhe pse nuk ka përvojë si trajner kryesor në nivel profesional, ne i besojmë 100% për këtë detyrë. Ai është detajist dhe perfeksionist, me një mentalitet fitues që do të na ndihmojë menjëherë në këtë situatë”, thuhet në njoftimin e klubit. Kujtojmë që te Basel luan Xherdan Shaqiri.
and then