VIDEO/ Vdekja e 23-vjeçarit, prindërit denoncojnë mjekët e Traumës: Djali na vdiq nga neglizhenca

Me akuza të rënda për neglizhencë mjekësore, prindërit e 23-vjeçarit Albert Togu kanë kallëzuar në Prokurori mjekët e Spitalit të Traumës, duke i bërë përgjegjës për vdekjen e të birit i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene.

Familjarët tregojnë për kamerën e New24, se djali i tyre ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës si pasojë e një aksidenti rrugor.

Babi i 23 vjeçarit Albert Togu ka kallëzuar në prokurori mjekët, sipas së cilit djali i tij ndërroi jetë nga neglizhenca.

I tronditur, Kujtim Togu thotë se trupi i të birit u transportua në Morg por ende nuk i ëshë bërë autopsia.

Sipas tij, mjekësia ligjore nuk mund të kryejë autopsinë pa kartelën e të ndjerit, e cila nuk është lëshuar ende nga Spitali i Traumës.

I riu u aksidentua një javë më parë në Gjorm të Kurbinit teksa ishte duke udhëtuar në automjet me 2 persona të tjerë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×