
Në fjalën e tij në Kuvend, Eno Bozdo mes akuzash dhe kritikash theksoi se qeveria nuk ka aspak prioritet qytetarët, por korrupsionin e vjedhjen.
Bozdo renditi disa nga projektet infrastrukturore që kanë kushtuar miliona euro, por që kanë rezultuar pa asnjë standard duke u kthyer edhe në rrezik për qytetarët,
“Për Tunelin e Llogarasë 50 mln euro përlahen me një firmë të vetme. 260 mln euro të rrugës Qukës – Qafë Plloçë përfundojnë me rrëshqitje bllokim rrugës jashtë çdo standardi. Por para për shqiptarët nuk ka. Paguajnë para me taksat tona, dhe gjithçka kundër interesit publik. Në qeverisjen tuaj atje ku ka një tender ka një hajdutëri, ku ka një ligj ka një hapësirë për evazion fiskal, ku ka një inspektoriat, ka një bandë gjobvënëse. Dhe çështja është ose të ngrihemi të gjithë për t’i shkurtuar jetën regjimit, ose të pranojnë këtë situatë. Por ne kemi treguar se nuk do të bëjmë asnjë hap pas”, tha ndër të tjera Eno Bozdo.
and then