
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar atë që po ndodh sipas saj me presidentin e PL, Ilir Meta, izolimin ekstrem, duke nisur nga takimet me familjarët të kushtëzuara vetëm 4 herë në muaj dhe deri tek intervistat në media.
Në studion e News24, Xhixho tha se kjo që po ndodh me Metën, nuk po ndodh as në Rusi, ku lideri i opozitës, edhe pse i burgosur, lejohet të japë intervista në mediat e huaja.
Deputetja Erisa Xhixho tha se e gjithë kjo është një absurd që po ndodh, në një kohë kur zv/kryeministrja Belinda Balluku, megjithëse e pandehur nga SPAK, lihet e lirë duke ushtruar madje dhe detyrën
“Të paraburgosurit kanë prezumimin e pafajësisë, dhe sidomos një lideri politik të mos i lejosh aksesin me gazetarët. Jemi më keq se në Rusi, atij i ndalohen intervistat, me një urdhër politik të Edi Ramës.
Erisa Xhixho: Kur kërcënohen dhe ndiqen penalisht lider të opozitës, gazetarë, imagjino qytetarët e thjeshtë.
Jemi në një absurd, kur flasim për një zvkryeministren që sot prish provat, intimidon dhe vazhdon detyrën elirë, dhe nga ana tjetër kemi presidentin e Lirisë të rrëmbyer në mënyrë kriminale, ku për 3 orë nuk i është dhënë asnjë vendim, që nuk është lejuar të flasë me avokatët, është marrë nga policët e Operacionales të paidentifikuar, që nuk lejohet të takojë familjarët, 4 herë në muaj, shumë pak për të paraburgosurit. Ata kanë prezumimin e pafajësisë, dhe sidomos një lideri politik ti lejosh aksesin me gazetarët. Jemi më keq se në Rusi, atij i ndalohen intervistat, me një urdhër politik të Edi Ramës.
and then