
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka folur në Kuvend në lidhje me protestën e mbajtur të shtunën përpara Kryeministrisë.
Ai i ka kujtuar opozitës 8 janarin 2022, ndërsa personat që sulmuan efektivët dhe Kryeministrinë, i quajti “Chuck Norris dhe lapangjozë”.
Balla: Doja të bëja replikë me një deputet të PD jo nga këta që marrin votat qyl. Sa i përket zotit Dule, për ato që ka bërë policia në protestën e fundit.
Një gjë të dini mirë ju pak demokratë të ngelur në sallë. Gjatë janarit është mirë të mos përdorni fjalën protestë e dhunë se çdo shqiptari i vjen në memorie 8 janari 2022 ku disa prej jush në këtë sallë luftonin kundër disa të tjerëve prej jush në këtë sallë.
Krahu i Berishës akuzohej se kishte përdorur vare, çekiçë, shkallë, leva, trapanë, 18 të akuzuar.
Nga ana Bashës, gaz lotsjellës, thuhet në njoftimin e policisë.
Çdo dhunë kundër institucioneve, njërit e kishit nxjerrur aty të mbuluar, që i dukej vetja si Chack Norris.
and then