“Dopio” rinovim, Spalletti-Yildiz, Juve e ka me nxitim, gati kontratat e reja

Sezoni i Juves ka marrë një kthesë të fortë, për mirë, pasi tani “Zonja e Vjetër” e sheh veten në garë me kohë të plotë për të siguruar një vend në Champions League, objektivi kryesor i klubit. Një meritë të pa diskutuar për këtë ndryshim drastik ka trajneri Luciano Spalletti, por dhe Kenan Yildiz, dy protagonistët kryesorë të kësaj ecurie pozitive ku përballë Napolit siguruan fitoren e 4-ët në 5 ndeshjet e fundit, mes Serie A dhe Champions.

La Gazzetta
La Gazzetta

Përballë një fakti të tillë, drejtuesit e Juves janë vënë në lëvizje, kërkojnë të rinovojnë kontratat respektive me Spallettin dhe Yildiz. Nuk është një sekret që Juve po tenton prej kohësh t’i “rrëmbejë” firmën fantazistit turk, edhe pse Yildiz ka një kontratë deri më 30 qershor 2029. Ideja e tyre është t’i dhurojnë lojtarit një kontratë të re të përmirësuar në terma financiarë, pasi Yildiz përfiton aktualisht 1,1 milionë euro, një pagë modeste. “Zonja e Vjetër” i ka vendosur në tavolinë 6 milionë euro neto në sezon dhe një kontratë të vlefshme deri në 2031.

Tuttosport
Tuttosport

Sipas TuttoSport, vetëm bonusi për firmën e re mbetet pengesa e fundit për të bërë zyrtare rinovimin e kontratës. Në lidhje me Spallettin diskutimi është ndryshe pasi tekniku “azzurr” ka një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni. Elkann është i dashuruar pas Spallettit dhe i ka vendosur në tavolinë një kontratë të re, të vlefshme deri në 2028, por trajneri ka frenuar jo për mungesë besimi por për respekt ndaj klubit pasi fillimisht synon të blindojë prezencën në Champions League. Me këto lëvizje të klubit, është e qartë se dyshja Spalletti-Yildiz konsiderohen si e ardhmja e “Zonjës së Vjetër”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×