
Basel zyrtarizoi Stephan Lichtsteiner një ditë më parë si trajnerin e ri të skuadrës. Në konferencën e parë për shtyp, tekniku u pyet edhe për lojtarin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.
“Për mua si trajner, Shaqiri është lojtar që mund të bëjë diferencën dhe mezi pres të punoj me të.
“Sigurisht, kam ndjekur shumë ndeshje të Superligës. I njoh pak a shumë ekipet dhe është e qartë se kam disa ide në mendje. Por tani duhet t’i njoh lojtarët në dhomën e zhveshjes. Sfida është e madhe.
Jam i vetëdijshëm për këtë. Megjithatë, arrita në përfundim relativisht shpejt se doja ta pranoja dhe se jam gati për detyrën e madhe”, u shpreh Lichtsteiner.
and then